Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska në takimin e sotëm në vilën Vodno me ambasadorin austriak Martin Pamer, e theksoi rëndësinë e mbështetjes austriake për aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Siç informojnë nga kabineti i saj, presidentja ka theksuar pritjen për vazhdimin e pandërprerë të rrugës në integrimet evropiuane, përmes evaluimit të drejtë të anëtarësimit, në bazë të Kritereve të Kopenhagës, informojnë nga kabineti i saj.
“Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi gatishmërinë që të kontribuojë në sigurimin e koncensusit kombëtar për përshpejtimin e agjendës së reformave në të gjitha sferat kritike të theksuara në raportet e Komisionit Evropian”, njoftojnë nga kabineti i shefes së shtetit.
Dy bashkëbiseduesit ishin pajtuar që Republika e Austrisë dhe shteti ynë kultivojnë marrëdhënie miqësore dhe partnere, përmes zhvillimit të tyre në shumë sfera me interes të ndërsjellë dhe në atë drejtim presidentja Siljanovska Davkova e theksoi gatishmërinë e saj që gjatë kohës së mandatit të saj të kontribuojë për avancim të tyre të mëtutjeshëm, si në plan politik, ashtu edhe në plan ekonomik.
Ambasadori Pamer i dërgoi urime presidentes Siljanovska Davkova me rastin e marrjes së funksionit.
Mbështetje austriake për aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE me rëndësi të madhe appeared first on Telegrafi.