Zv. kryeministri për çështjet evropiane, Bojan Mariçiq u takua me ambasadorin e Francës Cyril Baumgartner dhe eksperten e re franceze për integrimin në BE, Mia Matkoviq.
“Integrimi evropian është baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe socio-ekonomik të vendit.
Proceset e nisura në negociatat me BE-në duhet të vazhdojnë për të përmbushur objektivin strategjik të anëtarësimit të plotë, zbatimin e Planit të Rritjes të Komisionit Evropian me përfitime të mëdha për të gjithë qytetarët e vendit, rajonit dhe Evropës”.
Në takim, të pranishmit u pajtuan se do të vazhdon mbështetja franceze për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së, duke konfirmuar përkushtimin e Francës për integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Takimi kishte për qëllim prezantimin e ekspertit të ri francez për integrimin në BE, i cili iu bashkua Sekretariatit për Çështjet Evropiane në prill./Telegrafi/
Mariçiq-Bomgartner: Integrimi evropian është baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe socio-ekonomik të RMV-së appeared first on Telegrafi.