
Liverpooli do të ndeshet sot me Wolves, në kuadër të xhiros së fundit në Premierligë.
Kjo do të jetë ndeshja e fundit për trajnerin e Jurgen Klopp për “The Reds”, shkruan Reporteri.net.
Trajneri gjerman sot pas 9-viteve do t’i thotë lamtumirë tifozëve në stadiumin “Anfield Road”.
Dhe nuk ka si të jetë tjetër, tifozët e Liverpoolit i kanë bërë një pritje spektakolare autobusit të klubit, ku mijëra tifozë e përcollën hyrjen e fundit të Klopp në “Anfield” si trajner i tyre.
Shikoni pamjet:
Pritje spektakolare nga tifozët e Liverpoolit në ndeshjen e fundit të Jurgen Klopp / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.