Sektori i punëve të brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 123 sanksione.
Siç njofton MPB prej tyre njëzet e një sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, nëntë masa për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), shtatë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, pesë masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë, pesë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit…
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, njoftojnë nga MPB-ja.
Shkup, vetëm dje 123 kundërvajtje trafiku appeared first on Telegrafi.