“Gjithmonë i kam thirr presidentët të Maqedonisë të vijnë në Bullgari, për shkak se rruga e tyre për në Bruksel kalon nëpër Sofje. Shpresoj se politikanët e atjeshëm të kenë kuptuar se fushata zgjedhore ka kaluar dhe nëse fjalimet dhe sjelljet destruktive shndërrohet në veprime të vërteta, kjo do të thotë shtyrje e vendit të tyre në izolim”. Kështu deklaroi presidenti bullgar Rumen Radev duke komentuar mesazhet e fundit nga Maqedonia duke u përgjigjur në pyetjen nëse do ta ftojë presidenten Gordana Siljanovska Davkova në takim në Bullgari.
Radev pret që çdo politikan bullgar që do ta përfaqësojë Bullgarinë në Këshillin Evropian do ta mbrojë interesin nacional bullgar.
“Pres ta kuptojnë se Bullgaria, Greqia dhe BE-ja u bëjnë me dije se marrëveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen. Korniza negociuese duhet të zbatohet”, tha Radev.
Sipas Radev, çështja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk është çështje bilaterale, por evropiane.
“Maqedonia e Veriut nuk duhet të harrojë se është vend kandidat dhe nuk mund të caktojë kushte për verandat anëtare. Nuk mund të rishqyrtojë marrëveshjet ndërkombëtare, për shkak se kjo do të thotë se si vend, nuk respektojnë të drejtën ndërkombëtare”, u shpreh Radev për mediat bullgare./Telegrafi/
Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje appeared first on Telegrafi.