Energjia negative që ekziston rreth nesh mund të jetë shkaku i shumë ngjarjeve të pakëndshme. Njerëzit me energji negative janë ata që vazhdimisht mendojnë pesimistë, çdo gjëje i përgjigjen negativisht, i pengojnë të tjerët të bëjnë diçka të veçantë dhe origjinale dhe i mbajnë të dashurit e tyre në të njëjtin vend, pasi nuk i inkurajojnë dhe nuk i gëzohen gëzimit të tyre.
Ata ankohen vazhdimisht, gjejnë një problem në çdo zgjidhje dhe gjithçka për të cilën mund të flasin janë vështirësitë me të cilat përballen. Ata pothuajse nuk buzëqeshin dhe negativiteti i tyre prek pothuajse gjithçka dhe këdo rreth tyre. Sigurisht, ky është karakteri i tyre apo mënyra se si janë rritur.
Por e keni menduar se edhe yjet mund të luajnë një rol në këtë veçori? Shikoni më poshtë se cilat shenja të horoskopit lëshojnë më shumë energji negative.
Virgjëresha
E njohur për qëndrimin e saj kritik ndaj gjithçkaje, Virgjëresha ankohet vazhdimisht dhe e ka të vështirë të gjejë gjërat pozitive në situata. Për shkak se ajo mendon se bën gjithçka siç duhet, askush nuk është aq i denjë për t’i qëndruar në krah, ndërsa kur gjërat nuk shkojnë sipas saj, zemërimi dhe energjia negative pushtojnë gjithçka rreth saj. Ajo përfundon duke u bërë e pakëndshme, duke i bërë njerëzit përreth saj të ndihen keq dhe të pakëndshëm pranë saj.
Akrepi
Akrepat, të cilët janë mjaft intuitivë, e kanë të vështirë të kontrollojnë emocionet e tyre, kështu që ndonjëherë edhe arsyeja më e vogël bëhet shkak për një shpërthim të fortë. Në të njëjtën kohë, kjo shenjë ka një snobizëm të lindur që disa njerëz e keqkuptojnë dhe e ngatërrojnë me keqdashje. Ata janë shumë dyshues dhe presin më të keqen nga të gjithë, prandaj shpesh duken armiqësorë. Sjellja e tyre krijon një atmosferë të çuditshme që ndikon negativisht në mjedisin dhe ata që i rrethojnë.
Bricjapi
Bricjapët e shohin të lodhshme bashkëveprimin me të tjerët. Ky perceptim i bën ata të duken të përmbajtur dhe snob. Ata janë aq të zhytur në problemet e tyre sa e kanë të vështirë të shohin se çfarë po ndodh rreth tyre. Në të njëjtën kohë, ata mund të bëhen shumë të rreptë në gjykimet e tyre, ndërsa mënyra e të shprehurit është shumë e mprehtë dhe e papërpunuar. Kështu, ata që bisedojnë me ta ndihen të parehatshëm, të ofenduar dhe përfundimisht ndalojnë së foluri me ta./vizionplus.tv