Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut konfirmon se vendi ynë do të respektojë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe marrëveshjen e Prespës të nënshkruar me Greqinë.
“Ministria e Punëve të Jashtme konfirmon orientimin e qartë të vendit në respektimin pa mëdyshje të dispozitave kushtetuese si dhe të të gjitha obligimeve të ndërmarra ndërkombëtarisht, si respektimi i plotë i Marrëveshjes për Partneritet Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, e njohur si Marrëveshja e Prespës.
Gjatë shtatë viteve të fundit, dy vendet fqinje kanë zhvilluar një nivel jashtëzakonisht të lartë të dialogut politik, i cili ka rezultuar në një rritje të disafishtë të bashkëpunimit ekonomik dhe në ndërtimin e marrëdhënieve pozitive mes qytetarëve. Këto përfitime rezultuan me anëtarësimin e vendit në NATO, hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe avansimin e Partneritetit Strategjik në Dialog Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.
Bëjmë thirrje, theksojnë nga atje, për kujdes nga të gjithë aktorët politikë, veçanërisht funksionarët e zgjedhur shtetëror. Ruajtja e kursit euroatlantik të vendit është interes themelor strategjik dhe garantues i sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë të vendit./Telegrafi/
MPJ konfirmon se Maqedonia e Veriut do të respektojë marrëveshjen e Prespës appeared first on Telegrafi.