Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vravronë, Greqi.
Një çift nga Nepali dyshohen se kanë vrarë foshnjën e tyre të sapolindur.
Burime policore, thonë për protothema.gr se gruaja ishte paraqitur ditën e djeshme në spitalin “Alexandra” me gjakderdhje dhe mjekët nuk kishin arritur të përcaktonin nëse kishte abortuar apo kishte pasur një lindje normale.
Por, në një video të kapur nga kamerat e sigurisë duket babai duke hedhur foshnjën e porsalindur në plehra.
I sapolinduri nuk është gjetur ende, ndërsa çifti është ndaluar dhe po kryehen hetimet./vizionplus.tv