Një 37-vjeçar është arrestuar në Rusi për vrasjen e dy grave të ekstraduara që besohet se i ka vrarë në harkun kohor të 48 orëve. Viktimat dyshohet të jenë punonjëse seksi, ndërsa arsyeja e “zemërimit” të autorit ishin mendimet se nuk mund të kryente marrëdhënie seksuale siç duhej me to.
Sipas Daily Mail, duke cituar mediat vendase, Alexei Varakin kreu vrasjen e parë, duke i prerë kokën punonjëses së seksit. Pas ngjarjes ai u largua dhe kërkoi të “qetësohej” tek një tjetër punonjëse seksi, fati i të cilës ishte i njëjtë me të parën.
37-vjeçari u arrestua pasi u gjetën trupat e dy grave, 40-vjeçares Olga Varobiova dhe 25-vjeçares Vlada Skitskaya. Gruaja e parë u gjet me kokën e prerë në afërsi të hotelit ku kishte takuar klientin e saj në Moskë, ndërsa Skitskaya besohet se është vrarë një ditë pas Varakinit në apartamentin që merrte me qira në kryeqytetin rus.
Russian ‘maniac’ beheaded a prostitute then killed a second who he visited to ‘de-stress from his first murder’… only to lose his temper when she mocked him because he could not perform in bed https://t.co/d3X12EUQev pic.twitter.com/ZScVAdE4AR
— Daily Mail Online (@MailOnline) December 27, 2023
Varakin, me origjinë nga Uzbekistani, u lirua së fundmi pas vitesh në një institucion mendor për vrasjen e dy punonjësve të seksit në vitin 2010. Të nesërmen ai vizitoi Skitskaya sepse donte të “qetësohej” pas vrasjes së parë. Tërbimi vrastar i Varakinit u rishfaq kur ai mendoi se vajza po e tallte se nuk ishte mirë në shtrat dhe e sulmoi me thikë. 25-vjeçarja tentoi të mbrohej dhe plagosi 37-vjeçarin, më pas telefonoi një shoqe dhe i tha se një klient po përpiqej ta vriste. Policia mbërriti në vendngjarje dhe e gjeti të renë të pa jetë, ndërsa në trupin e saj kishte shenja të tentativës për prerje koke./vizionplus.tv/