Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në një postim në Facebook ka shkruar se “me numrin e votave dhe të deputetëve të arritur nga koaliconi VLEN në zgjedhjet e 8 majit”, ata kanë vulosur legjitimitetin e votë shqiptare dhe me këtë janë mandatar për t’i përfaqësuar shqiptarët në qeveri.
“Ne kështu kemi hapur një kapitull të ri të përfaqësimit të shqiptarëve, që do ta heqë shantazhin, frikën, kërcënimin dhe presionin ndaj njeriut si qenie e lirë. Prej sot njerëzit janë të lirë të votojnë si të duan, të besojnë në çfarë të duan dhe të deklarohen si të duan. Me ne në pushtet nuk do të ketë hakmarrje ndaj askujt dhe askush nuk do ta vuajë. Natyrisht, llogari dhe përgjegjësi do të ketë vetëm për ata që e kanë shkelur ligjin dhe janë pasuruar në mënyra korruptive. Për ta do të vlejë ligji”.
“Megjithatë, sot në Ditën e Europës, kemi të drejtë të kremtojmë se kemi korrë një fitore europiane, që e ruan kursin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, për çka garantues do të jemi ne”.
Sidoqoftë, 9 maji i vitit 2024 do të kujtohet gjithnjë si 9 maji i vitit 1945. Fitore mbi fitore!”, ka shkruar Afrim Gashi.
Gashi: Shqiptarët na mandatuan për t’i përfaqësuar në qeveri appeared first on Telegrafi.