Kreu i bashksië së Tiranës, Erion Veliaj u paraqit në SPAK disa ditë më parë lidhur me hetimet për inceneratorët. Ai u pyet për më shumë se 7 orë nga Prokuroria e Posaçme. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e ka cilësuar një ditë të mirë paraqitjen e Veliajt në SPAK. Sipas saj, kreu i bashkisë së Tiranës është ndotësi më i madh i ambientit publik.
E ftuar në “Quo Vadis” me Pranvera Borakajn, Tabaku i bëri thirrje SPAK që të shkojë aty ku ka pushtet.
Tabaku: Për mua ishte një ditë e mirë kur e pashë kryetarin e bashkisë duke u futur në SPAK. Unë kam hyrë në atë derë për të dorëzuar paditë për Veliajn, e kam duruar në komisionin hetimor të inceneratorëve, se nuk ka ndotës më të madh të ambientit publik se sa Erion Veliaj. Unë nuk kam parë, është një kopje e shëmtuar e çdo modeli politik tjetër. Kam hyrë përsëri në SPAK për të dëshmuar për komisionin hetimor dhe punën e komisionit atje dhe kur e pashë atë që hynte në komisionin hetimor, për mua ishte një ditë e mirë. Mu kujtua beteja 6-vjeçare për inceneratorët.
Mu kujtua dhe shpehja e Arben Ahmetajt që më tha “do ta shohësh” dhe unë i thashë “nuk kam çfarë të shoh sepse unë e bëj gjumin e qetë” dhe unë vazhdoj akoma ta bëj gjumin e qetë. Ndërkohë që ai është në arrati dhe tjetri nuk e bën gjumin e qetë. Ka një përgjegjësi morale sepse të ndodhë kjo një gjë një herë në administratë, ti thua dakord nuk është kuptuar, por të ndodhë në mënyrë të përsëritur dhe të denoncohet në mënyrë të përsëritur dhe të ngrihet një pikëpyetje e të thuhet a ka të drejtë kushdo që e denoncon këtë, a ka të drejtë media, politika, opozita…dhe këtu është përgjegjësia morale dhe këtu është dhe ajo që unë e kam përsëritur vazhdimisht, sistemi i ngriur kundër luftës ndaj korrupsionit.
A kam unë besim te SPAK? Kam bërë një kompromis me veten që nuk do ta sulmoj SPAK dhe Gjykatën Kushtetuese. Edhe pse ka vendime që nuk më kanë pëlqyer, e kam inkurajuar që të ecë shpejt, e kam inkurajuar patjetër që të avancojë me hetimet e inceneratorit por edhe të të tjerëve, sepse ne duhet t’i tregojmë njerëzve që drejtësia e cila është e paragjykuar, e sulmuar, që u votua me 140 vota, ka treguar që shkon aty ku ka pushtet. Këtë duhet që SPAK ta sfidojë në besimin e njerëzve., që drejtësia e prek pushtetin./vizionplus.tv