Kreu i qeverisë, Edi Rama ka uruar gjithë besimtarët ortodoksë të cilët sot festojnë Pashkën.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, të cilin e ka shoqëruar me një foto të një djali që mban një qiri në dorë, kreu i qeverisë shkruan: Mirëmëngjes. Gëzuar Pashkët Ortodokse.
Në mesnatë, besimtarët ortodoksë në mbarë vendin kremtuan ringjalljen e Krishtit. Me shprehjen “Krishti u ringjall”, ata festuan atë që njihet si moment i veçantë i besimit, ringjallja e Krishtit tri ditë pas vdekjes i kryqëzuar, një simbolikë për rilindjen e shpresës, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen e çlirimin nga mëkati, përmes forcimit të besimit tek Zoti.
Urimet nuk kanë munguar as nga radhët e politikës.
Urime kanë përcjellë presidenti Begaj, kryeparlamentarja Nikolla dhe kreu i qeverisë Lulzim Basha.
“Gëzuar Pashkën, ditën e besimit dhe të shpresës për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë! Kjo festë e shenjtë përbashkon sot kudo te gjithë besimtaret ortodoksë”, shkruan Presidenti Begaj.
“Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar! Sa më shumë mbarësi, paqe, begati dhe lumturi në çdo familje”, shkruan Meta.
“Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të triumfojë mbi çdo dhimbje dhe padrejtësi. Nga mot gëzuar”, shkruan Basha.