Pas eliminimit spektaklin e kaluar, Artemisa Kusi ka reaguar për ditët e saj të qëndrimit në fermë.
Ish-fermerja u shpreh se Flori është më i vërteti, por gjithashtu u shpreh se ka disa fermerë që po luajnë aty, pra nuk janë të vërtetë. Aktorja tha se është zhgënjyer nga Albano.
“Dita e parë ishte e çuditshme se ishim mësuar aty. Më ka munguar Flori, e përshëndet shumë. Renisi, Mariana, por edhe kryeplaku më ka munguar. Kam kaluar bukur, jam kënaqur shumë. Më kanë munguar disa gjëra aty.
Besoj se më ka ndikuar ngaqë hyra me vonesë, mendoj që po të kisha hyrë që në fillim do isha përshtatur. Gjatë kohës që unë mora për t’u rehatur, aty vazhdonte loja. Ndoshta e mora më shtruar siç duhet. Por, nuk bëra kërkimet e mia për fermerët
Të gjithë luajnë aty, më i vërteti është Flori. Janë nja dy tre që luajnë shumë, por nuk dua të them emra se ju jap vemendje. Albano ka qenë nga njerzit që brenda m’u duk ndryshe. Albano më ka zhgënyer pak. Fermerët që do më mungojnë janë Flori, Renisi dhe Ditushka, atë që nuk do dua t’a shoh e di vetë ai”, tha Artemisa. /vizionplus.tv