Një 34-vjeçar me origjinë tuniziane u gjet i pajetë në një dyqan ushqimesh që kishte tentuar ta grabiste.
Burri, i pastrehë dhe me precdentë penalë u kap nga pronari i një supermarketi teksa tentonte të fuste me forcë kasën. Pronari nuk e ndaloi dot dhe ai arriti të arratisej.
Por gjatë tentativës së arratisjes, ai u mbërthye në një dritare të vogël, ku humbi jetën, dyshohet nga asfiksia.
Pronari i dyqanit njoftoi menjëherë policinë. Por, kur policia ka mbërritur në dyqanin, i cili ndodhet në zonën e Prepos, e ka gjetur 34-vjeçarin tunizian tashmë të vdekur, të mbërthyer në dritare me trupin jashtë dhe qafën dhe krahët ende brenda dyqanit.
Trupi i burrit, u transportua në morgun e spitalit Santa Maria della Misericordia në Perugia ku do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes./vizionplus.tv