Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka kërkuar nga kandidatja për presidente nga OBRM-PUKM-së, Gordana Siljanovska-Davkova që të ketë kujdes kur flet për luftën e vitit 2001 dhe mos të hap plagët e vjetra, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ahmeti tha se gjërat që gërvishtin mbi plagët nuk është mirë të shfrytëzohen për gjëra elektorale, ndërsa të gjitha palët duhet të jemi të vëmendshëm në këtë drejtim.
“Luftarët e UÇK-së duhet të përgjigjen pse kanë luftuar lirinë, pse kanë qenë ushtarë të lirisë dhe nuk kanë qenë mercenar dhe dezertorë, kanë fituar të drejtën e vet.
Kanë nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare me NATO-n, Bashkimin Evropian, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga presidenti i republikës së atëhershme i ndjeri Boris Trajkovski si dhe nga unë si komandant i përgjithshëm i UÇK-së”, tha Ahmeti.
Ahmeti shtoi se çdokush që gërvisht mbi plagët e ka gabim ose e ka vetëm për fushatë elektorale.
Kujtojmë se më herët Gordana Siljanovska-Davkova ka kërkuar që të formohet një tribunal në Hagë për luftën e 2001-shit./Telegrafi/
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë appeared first on Telegrafi.