Klubet e Premier Ligës raportohet se kanë votuar në favor të planit për caktimin e tavanit të shpenzimeve duke filluar nga sezoni 2025-26.
Plani është menduar që të parandalojë distancën e madhe të fuqisë financiare të gjigantëve të futbollit anglez dhe klubeve të poshtme të tabelës.
Me këtë plan janë pajtuar 16 klube.
Mirëpo klubet si Manchester United, Manchester City dhe Aston Villa, besohet se kanë votuar kundër idesë, shkruan BBC Sport.
Klubet që kanë refuzuar planin e shpenzimeve tavan, besojnë se kjo do të mund të ndikonte negativisht në konkurrencën në Premier Ligë dhe se do të ndëshkonte klubet me të hyra më të mëdha, duke i vendosur në disavantazh karshi klubeve evropiane që nuk qeverisen me rregullat e njëjta, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Ndërkohë, Chelsea, që ka shpenzuar gati 1 miliard funte në transferime, ka abstenuar për këtë plan.
Ideja është që shpenzimet do të mund të shumëzoheshin me 4.5, mirëpo Premier Liga besohet se ka lejuar ekipet të shpenzojnë në shumëzim me pesë.
Si rezultat, klubi në pozitën e 20 në tabelë do të mund të fitonte 100 milion funte nëpërmjet të hyrave komerciale dhe transmetimeve, shpenzimet e ekipeve të klubeve do të kishin tavanin prej 500 milionë funteve, shifër të cilën e kanë shkelur Manchester City me 501 milionë funte dhe Chelsea me 539 milionë funde. Këto shifra janë tejkaluar në sezonin 2022-23.
Premier Liga cakton tavan të shpenzimeve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.