Më 18 prill në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet kuvendare, të cilat do të mbahen më 8 maj.
Pas votimit në zgjedhjet presidenciale (24 maj) partitë kanë vazhduar sot me fushatën. Telegrafi Maqedoni iu sjell disa nga aktivitetet e koalicioneve më të mëdha, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet për deputetë.
Bashkëkryesuesi në listën për deputetët të “Koalicionit për ardhmëri europian” në Njësinë Zgjedhore 2, Fatmir Bytyqi, sot nga takimi me qytetarët në Gjorçe Petrov tha se pasi e morën mesazhin në zgjedhjet presidenciale janë mobilizuar dhe kanë përforcuar radhët.
“Vijmë në çdo lagje, çdo fshat, qytet dhe komunë. I shtrijmë dorën çdo komuniteti, secilit që dëshiron një Maqedoni evropiane. Jemi në koalicion me qytetarët. Nuk do të lejojmë që Maqedonia të jetë sërish shtet i kapur”, tha Bytyqi.
Koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, sot ka qëndruar në Demir Hisar. Prej atje Hristijan Mickoski tha se presidenti i ri i shtetit do të jetë kandidatja e tyre dhe se do të ketë rezultate të shpejta.
“Në emrin tim dhe në emër të koalicionit ju premtoj se do të ketë rezultate të shpejta, ne kemi një program që quhet Platforma 1198, ajo platformë, ai dokument përmban zgjidhje për nevojat e qytetarëve të Maqedonisë sepse ata e gjetën vendin e tyre. Në atë program zgjedhor si rezultat disa mujor, komunikim vjetor që OBRM-PDUKM dhe koalicioni e kanë pasur përmes organizimit të tribunave, vizitave kokë më kokë, bisedave. Gjithçka që përmban është realisht një zgjidhje për nevojat reale të çdo qytetari në Maqedoni”, tha Mickoski.
“Fronti Europian” ka vazhduar fushatë me takimet në Dibër dhe Strugë. Kryetari i BDI-së prej atje kërkoi mbështetje nga qytetarët për zgjedhjet e 8 majit, ndërsa iu përgjigj edhe deklaratave të Hristijan Mickoskit.
““Mickovski ka bërë një deklaratë se gjoja unë dërgoj emisar tek ai për të negociuar për të hyrë në Qeveri. Kristijan, unë kam hyrë në politikë si kryengritës dhe nuk dal putha dorë, merrmi vesh, mua për 22 vite më ka votuar populli. Unë kam bërë Front me partitë politike shqiptare, por këtë Front e kam bërë të pathyeshëm edhe inkuadrimi edhe i komunitetet që ju i nënçmoni e përbuzni, si komuniteti turk, rom, boshnjak. Ne po përpiqemi që këtë Kushtetutë që e kemi ta bëj edhe më të afërt me qytetarët e Republikës së Maqedonisë t’i fusim edhe komunitetin bullgar, atë egjiptian edhe malazez e kroat. Nuk e zhduki Maqedoninë Marrëveshja e Ohrit dhe ndryshimi i statusit politik e juridik i shqiptarëve”, u shpreh Ali Ahmeti në Dibër.
Edhe Koalicioni VLEN ka vazhduar fushatën për zgjedhjet kuvendare. Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, që është pjesë e këtij koalicioni, sot ka qëndruar në Shuto Orizare, ku ka prezantuar “Planin 2023”.
“Pa dyshim që synimi im është që juve t’ua përmirësojmë kushtet e jetës. Por, këtu nuk mbetet anash edhe rregullim i të gjithë infrastrukturës dhe kushteve sa më të mira për tregun ku ju punon, nga i cili edhe krijoni të ardhura për familjet tuaja”, ka thënë Gashi, duke shtuar se me planin qeverisës “Plani 2023”, prioritet ka qytetari, jeta e secilit dhe krijimi i kushteve për jetë sa më të mirë./Telegrafi/
Partitë dhe koalicionet vazhdojnë fushatën për zgjedhjet kuvendare appeared first on Telegrafi.