Protestuesit demokratë së bashku me Sali Berishën dhe deputetët e tjerë të opozitës janë zhvendosur përballë selisë së PS-së.
Pas protestës së zhvilluar jashtë ambienteve të Gjykatës së Lartë ku po zhvillohet seanca për logon e PD-së, protestuesit u zhvendosën drejt selisë rozë.
Berisha: Nëse mendon se ai (Rama) qëndron kur protestohet…
A do qëndroni sot gjithë ditën në protestë?
Berisha: Ndiqni protestën.
Sakaq protestuesit dëgjoheh që bërtasin “Poshtë komunizmi” dhe “Qeveria e turpit”.
Pas një ndalese te selia e PS-së, protestuesit u drejtuan te bashkia e Tiranës./vizionplus.tv