Rruga te Gjykata e Lartë është bllokuar ditën e sotme nga protestuesit e thirrur nga Rithemelimi.
Vizion Plus mëson se në kërkesën që është dorëzuar në Policinë e Tiranës nuk ka qenë e specifikuar.
Sipas burimeve të policisë, protesta do të zhvillohej në hapësirën e trotuarit, rreth parkut Rinia, pa penguar qarkullimin.
Fillimisht është tentuar komunikim me përfaqësuesit e Rithemelimit përmes zv/drejtorit të Policisë së Tiranës, Luigj Vathi, sipas protokollit zyrtar dhe më pas vetë kryepolici Tonin Vocaj.
Deri tani nuk ka dakordësi për hapjen e rrugës për të rikthyer qarkullimin.
Rithemelimi proteston sot para Gjykatës së Lartë, ku po zhvillohet seanca për logon e Partisë Demokratike. Seanca ka filluar në orën 09:00. Sakaq, në GJKKO në orën 11 pritet të fillojë edhe seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK lidhur me masën e sigurisë ndaj Berishës./vizionplus.tv