Edhe Akil Gjakova është eliminuar nga Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Xhudisti kosovar u mposht në raundin e dytë nga bullgari, Mark Hristov, në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Paraprakisht, Gjakova fitoi në raundin e parë ndaj sllovenit, Martin Hojak.
E sot garoi edhe Dardan Cena, i cili u eliminua në rundin e dytë.
Loriana Kuka ka mbetur xhudistja e vetme nga Kosova që do të garojë në fundjavë në këtë Evropian.
Evropiani i xhudos, eliminohet Akil Gjakova / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.