Rezultatet e publikuara nga KSHZ-ja në ueb faqen e saj tregojnë se nga 99,85 për qind të votave të përpunuara, gjegjësisht 3.474 nga gjithsej 3.508 vendvotime, kandidatja e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska-Davkova, prin me 362.682 vota, gjegjësisht 40.08% para Stevo Pendarovskit nga LSDM me 180.306 vota (19.93%).
I treti është Bujar Osmani nga BDI me 120.903 (13.36%), Arben Taravari nga koalicioni VLEN ka 83.356 (9.21%), Maksim Dimitrievski nga “ZNAM” me 83.787 (9.26%), Biljana Vankovska e mbështetur nga “E Majta” 41.172 (4.55%) dhe Stevço Jakimovski nga “GROM” ka 8.103 (0.90%).
Të dhënat nga 24 vendvotime të tjera mbeten për përpunim të mëtutjeshëm, pas së cilës do të kemi rezultatet përfundimtare të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale./Telegrafi/
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21% appeared first on Telegrafi.