Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale.
Në një postim në Facebook, ai shkruan se “BDI manipuloi me vota joshqiptare dhe nuk deshi të koordinohej për president shqiptar”.
“Fushata jonë ishte demokratike. Vazhdojmë përpara edhe më të bashkuar. Ne kemi Vlera, ne jemi VLEN. Më vjen keq që BDI nuk deshi të koordinohej me ne për president shqiptar. Ata preferuan të manipulojnë, me vota joshqiptare. Por manipulimeve do t’u vijë fundi në 8 maj. Dihet se në zgjedhjet parlamentare shqiptarët do të dalin shumë më shumë, kundër çdo pazari. Bashkë, pa hile, me vendosmëri!”, ka shkruar Taravari.
Ndryshe, nga 81 përqind të votave të numëruara, Arben Taravari ka marrë 72.373 vota, kundrejt 102.565 votave të Bujar Osmani./Telegrafi/
Reagon Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare, do t’u vijë fundi më 8 maj appeared first on Telegrafi.