Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nea Smyrni të Greqisë, ku një 18-vjeçar ka vrarë vëllanë e tij 16-vjeçar pas një sherri për rrobat.
Mediat greke raportojnë se 18-vjeçari e ka goditur vëllanë e tij me gërshërë në gjoks.
Shkak ka qenë lëvizja e 16-vjeçarit për të marrë një këmishë të vëllait të tij të madh, pa e pyetur atë. Përcaktuese për arrestimin dhe rrëfimin e 18-vjeçarit kanë qenë dëshmitë e nënës dhe gjyshes së tij që kanë qenë të pranishëm në momentin e përleshjes në orën 21:00 të së martës në banesën.
Siç kanë thënë ato në polici, teksa po tentonin të ndanin dy vëllezërit, 18-vjeçari ka marrë një palë gërshërë nga dhoma e gjumit dhe i ka futur në gjoksin e 16-vjeçarit.
Tragjedia është zbardhur pak pas orës 21:00, kur fqinjët e familjes kanë dëgjuar zëra nga banesa e pallatit në rrugën Stadiou dhe kanë njoftuar Policinë.
Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila e ka dërguar 16-vjeçarin në spital, ku pas pak kohësh ka ndërruar jetë plagëve të marra. Përveç nënës dhe gjyshes së dy fëmijëve, në banesë ka qenë edhe një shoqja e tyre, e cila ka dhënë edhe një deklaratë.
Të tre gratë u lanë të lira pas deklaratave të tyre, përveç 18-vjeçarit, i cili u arrestua. /vizionplus.tv