Një ari në Rumani nuk ka lejuar turisten 72 vjeçare ta fotografojë, e madje e ka sulmuar.
Gruaja e paidentifikuar, ishte duke shëtitur me makinë pranë maleve Karpate të Rumanisë , kur dalloi dy arinj lozonjare në anë të rrugës. Pushuesja skoceze uli dritaren për të bërë fotografi me telefonin e saj, kur njëra prej kafshëve u fut papritur në këmbët e pasme dhe futi putrat në makinë.
Më pas, ariu ka kafshuar në krah të moshuarën duke bërë partnerin e saj të të vendoste shpejt këmbën në gaz për të shpëtuar. Gruaja u dërgua me urgjencë në një spital, por për fat të mirë plagët e saj nuk ishin kërcënuese për jetën.
Pavarësisht plagëve, ajo arriti të fotografonte ariun, madje brenda makinës./vizionplus.tv