Sot mbahen zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut ku qytetarët duhet të vendosin mes shtatë kandidatëve për të parin e shteti. Dy nga kandidatët janë shqiptarë dhe pesë kandidatë janë maqedonas, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale që mbahen sot (24 prill) kanë gjithsej 1.814.317 votues.
Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.713.758 zgjedhës, 95.116 zgjedhës janë me punë të përkohshme ose me qëndrim jashtë vendit, ndërsa 2.147 janë duke vuajtur dënimin me burg ose janë në paraburgim.
534 zgjedhës, të cilët kanë paraqitur kërkesë për votim, janë regjistruar edhe në ekstraktin e posaçëm nga Lista Zgjedhore për personat që gjatë zgjedhjeve ndodhen në institucionet e përkujdesit jofamiljar, si dhe dy zgjedhës me statusin e të zhvendosurve brenda vendit sipas evidencave të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Gjatë ditës së djeshme kanë votuar personat e sëmurë dhe të burgosurit. /Telegrafi/
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni – gjithçka që duhet të dini appeared first on Telegrafi.