Mbrojtësi Brazilian Thiago Silva ka marrë vendim për largim nga Chelsea në fund të këtij sezoni.
Vendimi është marrë dhe ai pritet të largohet si transfer i lirë.
Gazetari i njohur italian Fabrizio Romano ka raportuar se nuk kishte asnjë propozim konkret nga Chelsea.
Mbrojtësi veteran kishte refuzuar largimin në muajin janar me qëllim që të ndihmonte bashkëlojtarët e tij.
Ai ende nuk ka vendosur për ekipin e ardhshëm, por raportohet se Fluminense nga Brazili është duke insistuar në kthimin e tij.
Thiago Silva largohet nga Chelsea / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.