Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçeski gjatë mitingut në Tetovë tha se të gjithë partitë politike në zonën gjashtë kanë propozuar kandidat për deputetë nga e kaluara, ndërsa vetëm LSDM ka kandidat për të ardhmen.
“I shikoj listat e deputetëve nga Njësia zgjedhore numër gjashtë dhe i shikova të gjithë kandidatët. Ju keni shtatë lista, kur të shikoni të gjithë kandidatët e këtyre listave, ato janë kandidatë nga e kaluara. I vetmi kandidat për të ardhmen është Agron Demiri”, tha Kovaçevski.
Ai tha se Demiri sikur ishte kryetari më i mirë i Parlamentit Studentor në Universitetin e Tetovës, ashtu do të ketë qasje edhe nga qytetarëve dhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
“Së bashku me Sllavjankën dhe Adrijanan nga Njësia Zgjedhore numër 6, LSDM dhe koalicioni për të ardhmen do të ndjehen krenar se çfarë deputetë do të jenë”, tha Kovaçevski./Telegrafi/
Kovaçevski: Në njësinë zgjedhore 6 të gjithë kanë kandidatë nga e kaluara, vetë LSDM ka kandidat për të ardhmen me Agron Demirin appeared first on Telegrafi.