Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e javës së 30-të të Kategorisë së Parë, Korabi – Luzi nuk do të luhet sot për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dëborës në qytetin e Peshkopisë.
Ndeshja e javës së 30-të Korabi – Luzi do të shtyhet për t’u luajtur gjatë ditës së mërkurë më datë 24 prill, në orën 15:00.
Ky vendim është marrë në konsensus të plotë me dy klubet e Kategorisë së Parë që ndeshja të luhet në kushte sa më të mira dhe optimale.
Shtyhet një ndeshje në Shqipëri shkaku i borës së madhe / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.