Një tërmet me magnitudë 4.2 Rihter është regjistruar këtë të dielë në Turqi rreth orës 15:03 (ora lokale).
Epiqendra e tërmetit ishte në një distancë 30 kilometra nga rajoni i Tokati.
Në këtë zonë u regjistrua të enjten pasdite një tërmet me magnitudë 5.6 Rihter, ku u regjistruan dëme materiale.
Ndërsa nga tërmeti i sotëm me thellësi 5 kilometra nuk ka raportime për dëme materiale.