Në një seancë të improvizuar të Kuvendit, Fronti Europian zgjodhi për kryetar Kuvendi Ziadin Selën.
Seanca e improvizuar u udhëheq nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Konstatoj se me 120 “për”, deputeti Ziadin Sela është zgjedhur kryetar i Kuvendit të RMV-së. Më lejoni që në emrin tuaj dhe në emrin tim, deputetit Ziadin Sela të ia uroj zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të RMV-së dhe i uroj suksese në punë”, tha Ahmeti, pas çka Sela bëri edhe “betimin” e improvizuar.
Pas zgjedhjes së Selës për kryetar Kuvendi, “Fronti Europian” ka improvizuar edhe zgjedhjen e Bujar Osmanit për president, me çka edhe ai bëri betimin e tij./Telegrafi/
“Fronti Europian” improvizon seancë, Ali Ahmeti shpall Ziadin Selën kryetar Kuvendi appeared first on Telegrafi.