Autoriteti Qendror Portual i Igumenicës ka sekuestruar një sasi të madhe kokaine ditën e sotme.
Mediet greke raportojnë se bëhet fjalë për rreth 59.5 kg kokainë, e cila u gjet e fshehur në një kamion frigoriferik.
Kokaina u zbulua pasi qeni i stërvitur Vlant, pikasi një ndarje të krijuar posaçërisht në pjesën e përparme të mjetit.
54-vjeçari grek, drejtues i kamionit është arrestuar dhe rasti po hetohet nga autoritetet.
Vlera e drogës së sekuestruar llogaritet në 2 milionë euro./vizionplus.tv