Britani e Madhe – Katër anëtarë të dyshuar të një grupi të krimit të organizuar kontrabandonin paratë e krimit jashtë vendit dhe në Shqipëri janë arrestuar pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit.
Të dyshuarit u arrestuan më 13 prill në një seri bastisjesh të koordinuara që filluan me arrestimin e një shtetasi shqiptar 48-vjeçar në Dover.
Përafërsisht 200,000 £ para cash iu gjetën në automjet, i cili dyshohet se ishte rrugës për në Shqipëri.
Dy burra të tjerë, të moshës 34 dhe 22 vjeç, dhe një djalë 17-vjeçar u arrestuan në adresat në Tottenham Hale, Londër, dhe rreth 150,000 £ cash u sekuestruan në një automjet të dytë.
NCA, duke punuar së bashku me Forcën Kufitare, kanë hetuar grupin për dy vjet.
Hetimi filloi në shkurt 2022 pasi Forcat Kufitare ndaluan 48-vjeçarin.
Brenda furgonit të tij Mercedes Sprinter, i cili ishte nisur për në Tiranë, oficerët gjetën gjithsej 390,000 £ të mbështjellë në pako të ndryshme.
Shtëpia e të dyshuarit në Haringey, Londër, u kontrollua dhe oficerët zbuluan 150,000 £ të tjera.
34-vjeçari ishte arrestuar më parë në shtator 2022, kur oficerët zbuluan mbi 20,000 £ në makinën e tij.
Në gusht 2023, u sekuestruan edhe 43,980 £ të tjera, të cilat besohej se ishin të destinuara për t’u transportuar nga grupi.
Të dy personat mbetën nën hetim derisa u arrestuan sërish të shtunën.
Menaxheri i operacioneve të NCA Paul Orchard tha: Pastruesit e parave u mundësojnë kriminelëve të tjerë të krimit të organizuar, siç janë tregtarët e drogës dhe armëve të zjarrit, të kryejnë veprat e tyre të tmerrshme që dëmtojnë aq keq shoqërinë tonë./vizionplus.tv