Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (14.04.2024) ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit në territorin e Shkupit, me çka janë shqiptuar 181 masa.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 181 masa, nga të cilat 114 masa për tejkalim të shpejtësisë, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, katër masa për kalim në semafor të kuq, nëntë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit…”, njoftojnë nga MPB.
Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta./Telegrafi/
Shqiptohen 181 masa në Shkup, 114 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.