Një 34-vjeçare franceze ka thyer rekordin botëror të ngjitjes me litar. Anouk Garnier theu rekordin botëror duke u ngjitur me litar në katin e dytë të Kullës Eife në 18 minuta.
“Ëndrra ime u realizua. Është magjike”, tha Garnier, e cila ia arriti qëllimit dy minuta më shpejt se sa priste.
“Ka pasur shumë ulje-ngritje derisa arrita rekordin. Moti nuk ishte aleati im dhe ne duhej të koordinonim axhendat e të gjithë të përfshirëve. Por nuk pushova kurrë së besuari se do t’ia dilja”, shtoi ai.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga afrikano-jugori Thomas van Tonder i cili u ngjit 90 metra midis rrokaqiejve të Soweto në Johannesburg në vitin 2020. Ndërsa në 2024 ky rekord u thye duke e marrë meritën francezja.