Nata e ndërrimit të viteve është festa më e dashur për shqiptarët, për të cilën përgatitjet nisin disa ditë përpara, në mënyrë që mbrëmja e datës 31 të na gjejë të plotësuar.
Janë të shumta detajet që bëjnë diferencën e kësaj feste me të tjerat, duke nisur që nga fishekzjarrest, ëmbëlsirat, gatimet tradicionale, programi televiziv, pema e ndriçuar e shumë të tjera.
Madje shqiptarët zbatojnë edhe disa tradita specifike të kësaj feste që nuk zbatohen në vendet përreth.
Një prej zakoneve më karakteristike është se kush duhet të hyjë i pari në shtëpi në ditën e parë të vitit, në mënyrë që gjithçka të shkojë mbarë.
Sipas gojëdhënave, thuhet që kur të hyn për herë të parë një djalë i vogël në shtëpi, gjithë viti do të shkojë mbarë.
Pra nëse u bësoni vërtet këtyre gojëdhënave, kijeni parasysh që fillimisht në shtëpinë tuaj pranoni të futet ndonjë djalë i vogël, e më pas të tjerët./vizionplus.tv