“Maqedonia e Veriut ta shfrytëzojë kornizën e favorshme të negociatave, identiteti maqedonas të bëhet pjesë e BE-së”, është përfundimi i përbashkët i takimit të zv. kryeministrit, Bojan Mariçiq me Anzej Frangesh, i dërguari speciale për Ballkanin Perëndimor në MPJ të Sllovenisë dhe drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë për Çështje Evropiane.
Në takim, Mariçiq dhe Frangesh diskutuan edhe për bashkëpunimin e përbashkët dhe mbështetjen që Sllovenia është e gatshme të japë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
Mariçiq theksoi në takim se kjo është një mbështetje jashtëzakonisht e rëndësishme që vjen nga një vend që i përfundoi negociatat në kohë rekord dhe që vjen nga një vend fqinj që ndan atë përvojë të progres të shpejtë në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
Në takim u theksua se Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia janë të lidhura me një miqësi të thellë që ushqehet në vazhdimësi që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike që nga viti 1992./Telegrafi/
Mariçiq-Frangesh: Maqedonia e Veriut duhet të përdorë kornizën e favorshme të negociatave, identiteti maqedonas të bëhet pjesë e BE-së appeared first on Telegrafi.