Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alramin lidhur me rastet e shtuara të viruseve të heparitit he numrin e lartë të vdekjeve vit pas viti.
Sipas OBSH-së, 3500 persona në mbarë botën humbin jetën ccdo ditë si paosjë e hepatitit. Në raportin e OBSH-së, i cili u prezantua sot e martë 9 prill, shprehet shqetësimi i ekspertëve për vdekjet nga virus ii hepatitit, ndërkohë që kërkohet që të merren masa të menjëhershme.
Të dhënat e grumbulluar nga 187 vende tregojnë se numri i vdekjeve për shkak të hepatitit v u rrit nga 1.1 milion në 2019 në 1.3 milion në 2022, sipas raportit të Organizatës Botërore.
Këto janë “tendenca shqetësuese”, tha Meg Doherty, drejtoreshë e specializuar për HIV, hepatitit dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Siç raportoi Doherty, gjithsej 3,500 persona humbin jetën nga hepatiti. Vlerësimet e përditësuara të OBSH-së tregojnë se 254 milionë njerëz jetonin me hepatit B dhe 50 milionë me hepatit C në vitin 2022.
Në të gjitha këto vende, vetëm 3% e njerëzve që jetonin me infeksion kronik të hepatitit B kishin marrë trajtim antiviral në fund të vitit 2022. Për hepatitin C, kishin marrë trajtim 20% e të prekurve nga ky virus./vizionplus.tv/