Një nënë 34-vjeçare është arrestuar në Greqi, nën akuzën e ekspozimit të fëmijës në rrezik.
Mediat në Greqi raportojnë se 34-vjeçarja kishte lejuar të bijën e saj 6 vjeçe të konsumonte alkool, verë.Nuk dihen ende rrethanat dhe se pse e arrestuara lejoi që e bija të konsumonte alkool.
Aktualisht 6-vjeçarja ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore, pasi ka shfaqur simptoma intoksinimi për shkak të konsumimit të tepërt të alkoolit./vizionplus.tv/