Automjeti i drejtoreshës së tatim-taksave në bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko, është djegur gjatë natës duke u gdhirë e hëna.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin, kur një person, i maskuar hyn në garazh, lyen makinën me benzinë dhe i vë flakën. Policia e Vlorës ka shoqëruar dia persona lidhur me ngjarjen.
Makina është në pronësi të babait të saj, por përdorej nga zyrtarja lokale.
Zjarrëvënia dyshohet se lidhet me detyrën që mban Anjeza Shiko. Për pasojë, policia po heton konfliktet e mundshme të zyrtares. /vizionplus.tv