Sonte zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Mbretit të Spanjës, ndërmjet Athletic Bilbao dhe Mallorca, me fillim nga ora 22:00, në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla.
Mallorca e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ndodhet në finale për herë të tretë, derisa synon ta rikthejë trofeun në vitrinat e saj pas 21 vjetësh, ngase të vetmen herë këtë trofe e ka fituar në vitin 2003.
Në anën tjetër, Athletic Bilbao vlerësohet favorite, pasi është skuadra e dytë më e suksesshme në këtë garë, pasi e ka fituar atë 23 herë, derisa kjo do të jetë finalja e 40-të në historinë e tyre.
Sonte finalja e Kupës së Mbretit, Muriqi synon fitore / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.