Autoritetet në Serbi kanë bërë dy arrestime për vdekjen e dyvjeçares Danka Iliç, e cila ka tronditur vendin.
Autoritetet kanë arrestuar dy punonjësit e ujësjellësit që goditën vajzën e vogël me automjetin e tyre kur ajo u largua nga oborri i shtëpisë në qytetin lindor serb të Borit, tha Ministrja e Brendshme Bratislava Gasic.
Trupi i saj u hodh në një kanal nga pasagjerët e automjetit, tha policia serbe të enjten (4/4). Dy të dyshuarit janë punonjës të ndërmarrjes lokale shtetërore të ujit dhe ishin në shërbim kur goditën vajzën e vogël me makinën e tyre, tha Gasic.
Sipas tij, të dyshuarit e kanë marrë trupin e vajzës, e kanë vendosur në bagazhin e makinës ku mbanin mjetet e punës dhe kanë shkuar në një zonë ku kanë hedhur trupin e të miturës. Të dyshuarit e kanë pranuar krimin, thuhet në një komunikatë të policisë.
Vajza u raportua fillimisht e zhdukur më 26 mars, duke bërë që policia të lëshonte një apel kombëtar për ndihmë dhe të publikonte foton e saj./vizionplus.tv/