Sulmuesi Mirlind Daku pas fitores së ekipit të tij rus Rubin Kazan ndaj Akhmat me rezultat 2 me 1, është shprehur i bindur se vetëm golat mund ta ndihmojnë që të marrë ftesën nga kombëtarja kuqezi. Ai në këtë fitore realizoi një gol dhe asistoi.
Ai është pyetur nëse ishte i zhgënjyer që nuk u ftua nga kombëtarja për dy ndeshjet miqësore, të cilat i humbi nga Kili dhe Suedia.
“Jo, nuk jam zhgënjyer. Përqendrova të gjitha forcat për të performuar për klubin. Gjëja kryesore është të shënosh gola, atëherë do të thirresh në kombëtare. Unë besoj në veten time, kam bërë një punë të madhe në kualifikim”, ka thënë Daku.
Ai ka folur edhe për agjërimin dhe ndikimin në lojën e tij.
“Nuk është e lehtë, por nuk ndikon në lojën tonë. Unë mendoj se Zoti na ndihmon, në momentin që harron se nuk ke ngrënë për një kohë të gjatë”, ka thënë ai.
Daku i bindur se me gola mund të marrë ftesën nga Kombëtarja / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.