Mëngjesin e sotëm në orën 6 ka përfunduar greva dyditore e doganierëve grekë dhe kështu hyrja në Greqi përmes tre vendkalimeve Bogorodicë-Evzoni, Dojran-Dojrani dhe Mexhitlia-Niki po vijon normalisht.
Siç informoi shefi i Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Jug në MPB, Sllavço Bogev, komunikacioni dhe kalimi i kufirit me fqinjin jugor po rrjedh pa probleme.
Dje dhe pardje, qarkullimi i mallrave është ndërprerë plotësisht në të gjitha pikat kufitare, ndërsa herë pas here janë lëshuar të udhëtojnë udhëtarë në Bogorodicë dhe Dojran./Telegrafi/
Greva e doganierëve grekë ka përfunduar, fillon qarkullimi i mallrave në mes Maqedonisë për Greqisë appeared first on Telegrafi.