Koalicioni VLEN i përbërë nga ASH, Lëvizja Besa, Alternativa, Lëvjzja Demokratike dhe Bekim Qoku i Lëvizjes Vetëvendosje, nesër i publikon listat e deputëve që do të garojë në zgjedhjet kuvendare të 8 majit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në ZZ1 do të udhëheq Izet Mexhiti, i pasuar nga Bekim Sali i Alternativës.
Në ZZ2 do të udhëheq Afrim Gashi, i pasuar nga Rijat Shaqiri i ASH.
Në ZZ5 udhëheqës do të jetë Salim Sulejmani, kuadër i ASH.
Në ZZ6 udhëheqës do të jetë Bilall Kasami i pasuar nga Bekim Qoku, një grua e propozuar nga dega e Tetovës në ASH dhe Halil Snopçe. Merret vesh se në listë i 7 do jetë edhe Sadik Sulejmani, kuadër i ASH në degën e Bogovinës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ky koalicion, në zgjedhje presidenciale do garojë me Arben Taravarin, kryetar i ASH-së dhe kryetar i Komunës së Gostivarit. /Telegrafi/
VLEN ka vendosur për listat, këto janë disa nga emrat e vendosur appeared first on Telegrafi.