Burnley arriti sot që të marrë një pikë nga përballja në udhëtim ndaj Chelseat.
Ndeshja e luajtur në “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 2:2.
Arijanet Muric ishte sërish titullar te Burnley, duke regjistruar kështu paraqitjen e tij të dytë në Premierligë këtë sezon.
Portieri kosovar tregoi sërish aftësitë e veta, duke qenë më i dalluari te skuadra e tij, si dhe më meritori për fitimin e një pike.
Murici u vlerësua me notë maksimale (10) nga faqja e specializuar “SofaScore”.
Portieri shtat lartë pati 11 pritje në total ndaj Chelseat, 8 prej të cilave ishin në goditjet prej brenda zonës.
Notë maksimale nga kjo përballje mori edhe Cole Palmer, i cili ishte autor i të dy golave për “Blutë” e Londrës.
Vlerësimet e plota të lojtarëve:
Paraqitje e jashtëzakonshme ndaj Chelseat, portieri i Kosovës vlerësohet me notë maksimale / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.