Një person i panjohur hapi zjarr mëngjesin e së enjtes ndaj disa automjeteve pranë Jerikos në Bregun Perëndimor të pushtuar. Si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
“Një terrorist qëlloi në disa automjete pranë qytetit al-Awza”, rreth dhjetë kilometra në veri të qytetit palestinez të Jerikos, tha ushtria izraelite në një deklaratë.
BREAKING: TERROR ATTCK
In the Jordan Valley, terrorists fired at a bus and another vehicle from a passing vehicle along Highway 90 north of Jericho. Two civilians were wounded: one in the leg and a boy injured by shrapnel. The terrorists fled, and IDF forces are conducting… pic.twitter.com/96q1ndkn2v
— Open Source Intel (@Osint613) March 28, 2024
Në gjendje më të rëndë është një 30-vjeçar i cili ka mbetur i plagosur nga të shtënat, ndërsa një 21-vjeçar dhe një 13-vjeçar janë plagosur më lehtë.
Sipas radios shtetërore izraelite, sulmuesi, i cili mbante një kapuç dhe mbante një armë gjysmë automatike, filloi të qëllonte pak pas orës 7 të mëngjesit mbi automjetet.
Ushtria izraelite dërgoi menjëherë përforcime në vendngjarje dhe mbylli të gjitha rrugët ndërsa po kërkon për sulmuesin.