Kandidati shqiptar për president, Bujar Osmani e ka quajtur ditën e sotme si historike, pasi Fronti Europian sot u shtua edhe me një parti turke.
“Ditë historike. Pas 23 vitesh, Marrëveshja e Ohrit sot po shndërrohet në lëvizje politike. Komunitetet që u fuqizuan nga MO sot janë rreshtuar në një front të përbashkët, rreth FRONTIT EUROPIAN. #Bashkë vazhdojmë kultivimin e demokracisë funksionale multietnike”, ka shkruar Osmani.
Këtë komentim, Osmani e ka bërë për bashkimin me BDI-në e partisë së turqëve në Maqedoni, TDP.
Më herët “Frontit Europian” iu bashkëngjit PDSH, LP, PDE dhe në ditët e ardhme pritet edhe partia e romëve dhe krahu i Ziadin Selës në ASH. /Telegrafi/
Osmani: Ditë historike, Marrëveshja e Ohrit po shndërrohet në lëvizje politike appeared first on Telegrafi.