Perëndimi duhet të synojë të krijojë më shumë “vështirësi strategjike” për Rusinë, me prioritet të parë “ndalimin e agresionit kundër Ukrainës”, një zonë ku NATO nuk po bën mjaftueshëm, tha ministri i Jashtëm suedez Tobias Billström.
“Ne duhet të kuptojmë se Rusia është një fqinj që po sillet në mënyrë të papërgjegjshme, e cila po kërcënon botën me kërcënime të papërgjegjshme bërthamore dhe idenë e rikrijimit të perandorisë së saj të mëparshme në kurriz të shteteve të pavarura sovrane. Ne duhet t’i japim fund kësaj”, tha Billström.
“Ne duhet të krijojmë më shumë vështirësi strategjike për Rusinë,” shtoi ai.
Komentet e tij vijnë pasi presidenti francez Emmanuel Macron la të kuptohet mundësia e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë, gjë që hapi një debat të ashpër mes evropianëve.
Billström tha se ideja e Parisit do të ishte shumë larg për Suedinë, e cila u bashkua me NATO-n vetëm në mars, duke i dhënë fund 200 viteve të mos-angazhimit ushtarak.
“Suedia nuk e mendon propozimin francez për të trajnuar personelin ukrainas në tokën ukrainase,” tha Billström.
“Jo mjaftueshëm”
“Për të ndalur Rusinë, para së gjithash duhet të ndalojmë agresionin kundër Ukrainës”, tha Billström.
“Jo të gjitha vendet e kuptojnë ndjenjën e urgjencës që ekziston për të vepruar.”
“Ato vende duhet të kuptojnë se konflikti është këtu dhe se ne duhet të merremi me të.”
Duke pasur parasysh afërsinë e tyre gjeografike, shtetet nordike dhe baltike kanë paralajmëruar edhe më fuqishëm për kërcënimin që buron nga një fitore ruse.
“NATO nuk po bën mjaftueshëm për Ukrainën,” tha Billström, duke shtuar se forcat e armatosura të Kievit kanë nevojë “për shumë mbështetje”.
Sigurimi i më shumë pajisjeve ushtarake për Ukrainën “nuk është çështje e kapaciteteve industriale”, tha ai.
“Kjo varet nga lidershipi politik dhe vullneti politik,” shtoi Billström, duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kishin shumë më tepër kapacitet prodhues të përbashkët se Rusia.
Fusha e sigurisë së Suedisë
Billström tha se vendi i tij luan një rol kyç në rritjen e sigurisë së Evropës, duke pasur parasysh vendndodhjen e saj strategjike.
Suedia u bë anëtari i 32-të i NATO-s në fillim të këtij muaji, pothuajse dy vjet pasi paraqiti aplikimin e saj, i cili u vonua nga grindjet me Turqinë dhe Hungarinë.
Billström theksoi gjithashtu se Suedia ishte në kampin e qeverive që donin të përqendroheshin në organizimin e mbrojtjes evropiane së bashku me NATO-n./vizionplus.tv