Ziadin Sela i ASH-së, thotë se krahu i tij për momentin po shqyrton dy opsione për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Ai tha se për këtë do të vendos Kuvendi qendror.
“Kuvendin qendror do ta mbajmë deri të premten, të enjten ose të premten dhe aty do të vendoset”.
Sela në “ClickPlus” njoftoi se negociatat me BDI-në për t’u bërë pjesë e Frontit Europian, ende vazhdojnë.
“Nuk jam nga ata njerëz që fshihem… Duhet të marrim vendime politike dhe konkret, në bazë të vendimit të cilin e kemi marrë”, tha Sela teksa u pyet disa herë se kur pritet të sillet vendimi.
Sela poashtu tha listat e përbashkëta dhe shkuarja vetë në zgjedhje, janë tema të ezauruar. Ndërkaq tani shtoi se dy opsione janë të mundshme:
“Ose të bashkohemi me ndonjërin bllok ose të mos del ASH-ja fare në zgjedhje”.
Ndërkaq nga BDI-ja, përcjell “TV21” bëjnë të ditur se janë “shumë afër harmonizimit të marrëveshjes” me ASh-në e Selës. Sipas tyre, në pyetje janë 4+1 deputetë.
“Kjo pak a shumë është ajo që e thashë edhe unë. Unë duhet të respektoj të gjitha forumet e partisë”, tha Sela.
Sela: Në zgjedhjet e ardhshme ose do t’i bashkohemi ndonjërit bllok ose s’marrim pjesë fare appeared first on Telegrafi.