Gjykimi për rastin “Organizatorët e 27 prillit” sot është shtyrë për më 30 prill të këtij viti.
Në fillim të seancës së sotme, gjyqtari Ilija Tërpkov njoftoi se anëtarja e Këshillit Gjyqësor, gjyqtarja Diana Gruevska, zyrtarisht mungon dhe seanca është shtyrë për më 30 prill.
Seanca e sotme është e para në Gjykatën e Shkallës së Parë, pasi që dje Gjykata Supreme nuk e pranoi iniciativën e avokatit të të akuzuarit Vladimir Atanasovski për të vendosur nëse amnistia për sulmin në Kuvend do të zbatohet në rastin e organizatorëve të 27 prillit.
Tani i takon Këshillit Gjyqësor që të vendosë për rastin në rrjedhën e procedurës pas kërkesës së avokatëve mbrojtës për zbatimin e Ligjit për amnisti në ngjarjet e 27 prillit.
Të akuzuar në këtë rast janë ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish ministrat për transport dhe lidhje dhe arsim, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.
Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale të “rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.
Në prill të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit e hoqi aktgjykimin e shkallës së parë nga korriku i vitit 2021, me të cilin Veljanoski u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burg, ish ministrat Janakieski dhe Ristovski me 6 vjet e tre muaj burg, ndërsa ish drejtori i DSK-së Atanasovski u dënua me gjashtë vjet burg dhe lëndën e ktheu në rigjykim.
Gjykimin e udhëheq gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është prokurorja publike Iskra Haxhi Vasileva.
Gjykimi për rastin “Organizatorët e 27 prillit” shtyhet për më 30 prill appeared first on Telegrafi.